Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Teuta Krasniqi, flet për herë të parë për rolin e saj te “Çka ka shpija” (VIDEO)

NULL NULL
09.05.2024 21:47
Teuta Krasniqi, aktore
Teuta Krasniqi, aktore

Sot, tek emisioni “Ora e Pasdites” e ftuar ishte aktorja, Teuta Krasniqi.

Krasniqi, gjatë intervistës ndau eksperiencën e saj në interpretimin e personazhit në serialin e suksesshëm “Çka ka shpija”. Ajo shpalosi kënaqësinë dhe emocionet e përfshira në paraqitjen e saj, duke shfaqur ndikimin e saj te publiku kosovar.

“Me Naserin dhe Irenën jemi miq shumë të afërt sepse kemi punuar shumë vite bashkë, dhe kur u takuam me Naserin dhe filluam të bisedojmë për serial më ofroi me qenë pjesë e serialit, dhe e pranova me shumë dëshirë”, është shprehur Krasniqi.

“Në momentin që një serial është stabil për shumë vite dhe shikuesit janë të mësuar dhe i kanë secili preferencat e veta është gjithmonë një dozë e riskut, mirëpo në këtë rast pa dashur ta bëjë më të madhe apo me e minimalizu rëndësinë e tjetrit, është një rol i ri dhe nuk është një zëvendësim. Është personazh i ri pavarësisht që unë nuk di më shumë se çfarë ka ndodhë në të kaluarën. Unë Gresën e kam kolege, kemi qenë shoqe të klasës. Është aktore e jashtëzakonshme”.

Për të zbuluar më shumë rreth intervistës, klikoni tek linku i mëposhtëm.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.