22:17, 14 Gusht 2019

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i ka quajtur hipokrizi komentet e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa për taksën ndaj produkteve serbe.

Ajo ka thënë se nëse Mustafa do të bëhej kryeministër menjëherë do të merrte vendim për heqjen e kësaj tarife, transmeton Klan Kosova.

“Kush do t’i besonte sot hipokrizisë së kryetarit “përbashkues” të LDK- së, Isa Mustafa, kur flet për taksën, për të cilën jam shumë e sigurtë që,nëse nesër do të bëhej kryeministër, mu në ditën e parë të punës ai do të hiqte atë për t’iu hapur rrugën bisedimeve me Serbinë , e për të arritur kështu “marrëveshje” të reja,në dëm të Kosovës bashkë me “presidentin e tij” HTH”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ky është postimi i saj i plotë:

Konkurs Pune

Lexo më shumë