Tetëvjeçari vdes pasi bie nga kati i dytë i banesës në Tiranë NULL NULL 24.07.2024 09:01 24.07.2024 09:01 Policia e Shqipërisë: Foto ilustruese Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Bathores mbrëmjen e djeshme (23 korrik), ku një i mitur aksidentalisht është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Policia thotë se ngjarja është regjistruar në orën 22:30, ndërsa i mituri u transportua në spital, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve. “Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital”, thotë policia, shkruan Ora News. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vuçiqi për marrëveshjen KS-AL-HR: E kemi kuptuar mesazhin e tyre – ne do të mbrohemi 10 minuta më parë
Kosova Bulliqi: Brenda pak javësh nis puna për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike 10 minuta më parë