Tetë ushqime që janë tepër të shëndetshme kur hahen të gjalla NULL NULL 08.06.2023 08:41 08.06.2023 08:41 Disa ushqime nuk mund të hahen të gjalla, ndërsa ka nga ato që humbin vlerat ushqyese, vitaminat dhe mineralet përmes përpunimit termik. A e dini se cilat ushqime janë jashtëzakonisht të shëndetshme kur hahen të papërpunuara? Më poshtë gjeni listën: Kastravecat Ndërsa disa nga kastravecat e freskët mund t’I zieni, ata janë akoma më mirë të hahen të papërpunuara. Ato mund të jenë pjesë e një sallate, një rostiçeri me pak kalori ose një shtesë, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv. Spinaqi Spinaqi është i pasur me vitamina C dhe E, fibra, enzima dhe aminoacide. Eshte mirë ta konsumoni të gjalle sepse kur gatuhet humb shijen dhe aminoacidet. Panxhari Panxhari është ushqyes dhe i pasur me folate, e cila është e rëndësishme për zhvillimin e trurit. Karrota Krahasuar me karotat e gatuara, karotat e papërpunuara janë shumë më ushqyese. Domate Ngrënia e domateve të papërpunuara mund të vonojë shumë sëmundje, nga diabeti te gurët në veshka. Qepët Nëse ju pëlqen qepët, ne kemi një lajm të mrekullueshëm. Qepët e papërpunuara përmbajnë kimikate që mund të parandalojnë kancerin e mushkërive dhe prostatës. Brokoli Brokoli është një nga perimet më të shëndetshme, veçanërisht nëse hahet i gjallë. Megjithatë, nëse kjo nuk ju duket tërheqëse, vendoseni në ujë të nxehtë për një ose dy minuta, ziejeni pak dhe kullojeni, transmeton Klankosova.tv. Hudhra Nëse e hani të papërpunuar, hudhra ju ushqen me veti të rëndësishme për të luftuar kancerin. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Trendi i "Ecjes së heshtur" është një mënyrë e shkëlqyeshme për të djegur kalori 2 orë më parë