23:41, 9 Korrik 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë janë regjistruar edhe 207 raste të reja me Covid-19.

Ndërsa numri i rasteve të vdekjeve me Covid-19 për sot është tetë, njofton Klan Kosova.

Ky institut ka njoftuar se mbrëmë kanë qenë 86 raste të vdekjes. Ndërsa sot janë 94 raste të vdekjes.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të IKSHPK-së:

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë