Tetë të arrestuar për organizim të sulmit terrorist në Belgjikë NULL NULL 28.03.2023 22:14 28.03.2023 22:14 Policia belge arrestoi tetë persona të dyshuar për organizim të një sulmi terrorist. Zyra e Prokurorisë Federale belge deklaroi se ekipet e policisë kryen bastisje në orët e hershme të mëngjesit në kryeqytet, Bruksel dhe në afërsi të Antwerp, qyteti i dytë më i madh në Belgjikë, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv. Pesë persona u arrestuan në bastisjet në Antwerp dhe zonat përreth, dhe se dy të arrestuarit po përgatiteshin për një sulm terrorist në Belgjikë. Policia ka ndaluar edhe tre persona në aksionet në Bruksel, ndërsa theksohet se këta persona dyshohen edhe për përgatitje të një sulmi terrorist. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ministria britanike e mbrojtjes: Rusia humbi mbi 10 mijë automjete ushtarake që nga fillimi i luftës 16/04/2023