Tetë raste të reja me Covid 19 në Vushtrri, në mesin e tyre tre punëtorë shëndetësorë NULL NULL 26.05.2020 23:52 26.05.2020 23:52 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për 9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Sipas njoftimit të IKSHPK-së, tetë prej të infektuarve, janë nga Vushtrria. Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka thënë që në mesin e të infektuarve janë tre punëtorë shëndetësorë. “Janë diagnostifikuar edhe tetë raste, të cilat janë raste të kontaktit të pacientit të fundit me Covid 19 në komunën tonë. Momentalisht janë 31 raste aktive, më herët janë shëruar 23 pacientë, ndërsa një pacient fatkeqësisht ka ndërruar jetë”. “Nga tetë rastet që janë diagnostifikuar sot, dy raste janë punëtorë shëndetësorë të kujdesit parësor dhe një rast është punëtor shëndetësor i sektorit privat”. “Një pacient po trajtohet në Klinikën Infektive, ndërsa të tjerët janë në vetizolim dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, është shprehur Meholli në Edicionin Special në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 41 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë