Tetë fitore radhazi për PSG-në NULL NULL 09.12.2023 23:01 09.12.2023 23:01 Paris Saint-Germaini e ka mposhtur Nantes me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 15-të në Ligue 1. Golin e parë për parisienët në ndeshje e realizoi Bradley Barcola, në minutën e 41’, pas një asistimi nga Vitinha. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Nantes e barazoi rezultatin me anë të Mostafa Mohamed, në minutën e 55’. Për golin e fitores u përkujdes Randal Kolo Muani, në minutën e 83’. PSG-ja pas fitores mbetet në vendin e parë me 36 pikë të grumbulluara, pas 15 xhirove. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll City e pret Interin në “Etihadin” që s’njeh për humbje në Champions që nga 2018-ta 5 orë më parë