Testohen kamionët e parë elektrikë në Gjermani (FOTO+VIDEO) NULL NULL 08.05.2019 15:30 08.05.2019 15:30 Për herë të parë në Gjermani ka filluar testimi i kamionëve të parë elektrik. Testet e para janë zhvilluar në një autostradë të ashtuquajtur elektrike e gjatë 10 kilometra, në segmentin e rrugës A5 në landin e Hessenit. Kamioni i parë i testuar është i tipit “Scania R 450 Hybrid”. Furnizimi me energji do të bëhet nepërmjet lartpërçuesve që janë ndërtuar në këtë autostradë. Këtu kamionët lëvizin sikur tramvajet, shkruan Automagazine përcjellë Klan Kosova. Testimi i njejtë i shpikjes gjermane është bërë edhe në Suedi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.