Testohen 346 lojtarë të NBA-së, asnjë nuk del pozitiv NULL NULL 21.07.2020 09:49 21.07.2020 09:49 Liga më e fortë e basketbollit në botë ka njoftuar as asnjëri nga lojtarët e NBA nuk ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Analizat për COVID-19 iu bënë 346 pjesëtarëve të 22 ekipeve, në Orlando të Floridas. NBA dhe shoqata e lojtarëve të NBA (NBPA) njoftuan se testet janë bërë më 13 korrik. Po ashtu, në një kumtesë që transmetohet nga nba.com dhe përcillet nga klankosova.tv, thuhet që në rast se ndonjë lojtar del pozitiv, ai do të izolohet derisa të konsiderohet “i pastruar” për të dalë nga izolimi, sipas rregullave të ligës së shoqatës së lojtarëve. Të gjithë basketbollistët e 22 ekipeve të NBA janë duke kryer përgatitjet në Orlando të Floridas, para se këtu të vazhdohet pjesa e mbetur e kampionatit. Vendimi për të vazhduar garat, në një vend, u mor në koordinim më autoritetet e shëndetësisë. Lojtarët dhe ekipet janë izoluar në “Orlando bubble”, një kompleks i madh ky i bërë enkas për basketbollistët dhe klubet. Këtu është paraparë të zhvillohet edhe pjesa e njohur si play off./klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.