“Testimi për COVID-19 është i obligueshëm posa të ktheheni në Gjermani”

“Testimi për COVID-19 është i obligueshëm posa të ktheheni në Gjermani”

2 muaj më parë

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar të gjithë shtetasit e Kosovës dhe Gjermanisë si dhe personat që kanë dyshtetësinë apo janë banorë rezidentë në Gjermani dhe kalojnë pushimet verore në territorin e Republikës së Kosovës se nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, testimi për COVID 19 është i obligueshëm posa të kthehen në Gjermani.

Sipas kësaj ambasade, pasi të bëhet testimi dhe deri në marrjen e rezultatit, duhet respektuar masa e vetizolimit, njofton Klan Kosova.

“Nëse testi është negativ atëherë lejohet dalja nga vetizolimi. Nëse testi është pozitiv atëherë duhet zbatuar udhëzimet e mjekëve dhe Enteve Shëndetësore gjermane në vendbanime”.

“Në rast të moszbatimit të OBLIGIMIT për test masat e Qeverisë së Gjermanisë parashohin penalizime financiare nga 150 deri në 25.000 Euro”.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:

Aerportet ku mund të bëni testet – pa pagesë: Berlin, Bremen, Dortmund, Duesseldorf, Franfkfurt am Main, Hamburg, Hannover, Leipzig/Halle, Memmingen, Muenchen, Koeln/Bonn, Nuernberg, Saarbruecken, Stuttgart

Nëse udhëtoni me makinë, autobus apo tren nga Kosova në Gjermani testet mund t’i bëni edhe në stacione të Trenave (Munih, Nuernberg) si dhe në kufirin Austri- Gjermani në Autostradë në “Rastanlage Hochfelln- Nord” në Autostadën A 8 pranë Bergen. Edhe në stacionin e Autobusëve në Berlin (ZOB) mund të bëhen teste.

Nëse nuk arrini të testoheni në aeroporte apo edhe rrugë tokësore atëherë duhet të përmbushni obligimin ligjor dhe të lajmëroheni tek mjeku i shtëpisë apo Enti Shëndetësor i Komunës ku jetoni dhe testoheni!

Nëse jeni Transit në Gjermani nuk keni obligim për testim.

klankosova.tv