18:00, 15 Dhjetor 2019

Një test i pështymës që diagnostifikon kancerin e gojës dhe të fytit, të shkaktuar nga HPV, mund të shpëtojë mijëra jetë çdo vit, sugjeron një studim.

Shkencëtarët në Universitetin Duka në Karolinën e Veriut zbuluan se testi ishte 80 përqind i saktë në zbulimin e sëmundjeve.

Mjekët thonë se është në gjendje të zbulojë kanceret herët, duke u dhënë pacientëve shumë më shumë shpresë për të mbijetuar.

Para se të mund të përdoret nëpër spitalet në të gjithë botën,  ka nevojë për testime të mëtejme për të konfirmuar funksionimin e saktë të tij.

Por studiuesit janë shpresëdhënës, duke pretenduar se testi më i lirë – i cili jep rezultate në më pak se 10 minuta – ka potencial të madh.

Konkurs Pune

Lexo më shumë