Testi i shtatzënisë në kushte shtëpie, vetëm me sheqer NULL NULL 01.06.2019 09:05 01.06.2019 09:05 Njëra ndër fazat më të rëndësishme të jetës së një gruaje është edhe periudha e shtatzënisë. Ndërsa hapi i parë për të hyrë në këtë fazë është testi i shtatzënisë, i cili vërteton dyshimet nëse ajo është apo jo shtatzënë. Njëri ndër testet më interesante është ai nëpërmjet sheqerit, të cilin mund ta realizojmë në shtëpi dhe femina.al shkruan se nuk ka ndonjë rrezik nga kimikatet e ndryshme. Po ashtu, ky test shihet të jetë i përballueshëm nga ana ekonomike për çdo grua, e tëra që ju nevojitet janë 2-3 lugë të çajit me sheqer. Por, si mund të bëhet një test i shtatzënisë me sheqer? Duhet vendosur sheqer në një gotë të pastruar mirë, ndërsa rekomandohet që të përdoret sheqeri i bardhë për një rezultat më të mirë. Pastaj, vendosni urinën në këtë gotë apo enë tjetër, sapo t’i keni shtuar sheqerin. Më tutje nëse sheqeri shpërbëhet në urinë kjo tregon se ju nuk jeni shtatzënë, por nëse nuk shpërbëhet atëherë kjo tregon se ju jeni shtatzënë. Ky lloj i testit llogaritet të jetë ndër më të saktat dhe të përsosura që mund t’i bëni në fazat fillestare të shtatzënisë, dhe sapo të merrni një përgjigje, atëherë konsultohuni me mjekun. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024