Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Testi i ri mund të parashikojë fillimin e menopauzës

NULL NULL
22.01.2020 22:00

Një test i ri i gjakut mund të parashikojë me saktësi se kur fillon menopauza, gati dy vjet më herët, kanë njoftuar shkencëtarët.

Aktualisht nuk ka asnjë mënyrë të besueshme për të parashikuar se kur një grua do të përjetojë menopauzën dhe mjekët mbështeten në monitorimin e periodave të tyre.

Kjo do të thotë që gratë shpesh janë të papërgatitura kur nisin simptomat negative që shkakton menopauza, duke përfshirë ndryshimet e humorit dhe valë nxehtësie te paparashikueshme.

Testi i ri mund të ndihmojë në përgatitjen e grave dhe inkurajimin e tyre që të kërkojnë trajtime paraprakisht për të zvogëluar ndikimin e ndryshimeve në shëndetin e tyre, thonë shkencëtarët.

Ajo funksionon duke matur nivelet e hormonit anti-Müllerian (AMH) në gjak.

Kur AMH-ja është i ulët, do të thotë që vezët po mbarojnë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.