13:43, 15 Korrik 2020

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë i’u ka rekomanduar Qendrave të Mjekësive Familjare në kryeqytet që të mos i referojnë asnjë pacientë për testim në QKMF.

Sipas dokumentit i cili është shpërndarë edhe tek këto qendra:

1. Të mos referohet asnjë pacientë për testim në QKMF Prishtinë pavarësisht simptomave por:

a. Rastet me simptoma të lehta të dërgohen në vet-izolim me terapi simptomatologjike dhe

b. Rastet më të rënda të referohen në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse të QKUK-së.

Në njoftimin nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare bëhet e ditur se ky rekomandim është nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësis Publike.

Dokumenti është i publikuar më 14 korrik.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë