Tesla sjell makinat e para të prodhuara në Kinë NULL NULL 30.12.2019 13:08 30.12.2019 13:08 Tesla ka sjellur makinat e saj të para të prodhuara në Kinë, duke shënuar një moment historik për prodhuesin e automjeteve elektrike. Pesëmbëdhjetë Model 3 sedans u dorëzuan në të ashtuquajturën “Gigafactory” të kompanisë Tesla pranë Shangait. Ky veprim vjen pasi kompania e Elon Musk synon të sigurojë një pjesë të konsiderueshme të tregut më të madh të makinave në botë. Lëvizja e Teslas në Kinë vjen pasi lufta tregtare ka detyruar ndërmarrjet e tjera amerikane të zhvendosin prodhimin e tyre jashtë Kinës. Gjatë një ceremonie në fabrikën multimiliardëshe të kompanisë në Shanghai, 15 nga punonjësit e saj morën makinat që kishin blerë. Tesla will deliver the first China-made Model 3 at Gigafactory 3 plant in Shanghai TODAY. The 15 customers who are slated to get their Model 3s first are Tesla employees. pic.twitter.com/bOTeR8wjUL — Tesla China (@teslacn) December 30, 2019 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.