Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tesla Model S kontrollohet nga Apple Watch

NULL NULL
03.05.2015 17:41
Paisjes së Apple i është shtuar edhe një funksion, mundësia e kontrollimit të makinës Tesla S.

Aplikacioni i ri për Apple Watch ndihmon përdoruesit e makinave Tesla Model S të kontrollojnë automjetet nëpërmjet orës së Apple-it. Aplikacioni quhet  “Remote S” dhe është zhvilluar nga Allen Wong.

Aplikacioni mund të kryejë një kryejë një sërë detyrash, si të ndezë dritat e makinës, të hapë apo mbyll dyert, mund të kontrollojë pjesën e sipërme të makinës, të ndryshojë temperaturën brenda në makinë dhe të kontrollojë baterinë e makinës. Për më shumë ky sistem do të lejojë përdoruesit e Apple Watch që të ndezin makinën.

Remote S nuk është certifikuar akoma, megjithatë është paraqitur tek Apple App Store për aprovim. Apple Watch është tani në shitje, ku çmimi fillon nga 349 dollarë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.