Terry në ekipin e trajnerëve të Leicester City NULL NULL nga Shpend Spahija 11.04.2023 07:50 nga Shpend Spahija 11.04.2023 07:50 Klubi i Leicester City ka konfirmuar të hënën në mbrëmje se Dean Smith është caktuar trajner i ri i klubit. “Ky emërim do të thotë rikthim i Craig Shakespeare në bankën e Leicester City. Krahash tij në ekipin e trajnerëve do të përfshihet edhe ish kapiteni i Anglisë, John Terry”, shkruan një njoftimin e Leicester. Klubi nga Premier League një javë më parë shkarkoi nga pozita e trajnerit Brendan Rodgers pas humbjes 2-1 nga Crystal Palace, disfatë që i dërgoi në zonën e rënies nga elita e futbollit anglez.