Terry flet për përballjet Mourinho-Wenger - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Terry flet për përballjet Mourinho-Wenger

NULL NULL
01/03/2017
Mbrojtësi ka komentuar luftën mes dy trajnerëve, duke e hedhur fajin tek strategu francez

John Terry ka folur për rivalitetin e madhe mes Jose Mourinho dhe Arsene Wenger.

Të dy këta trajnerë, viteve të fundit kanë pasur shumë përplasje mes vete, sidomos në konferenca për shtyp.

Përplasjet e tyre i bënin edhe më interesant ndeshjet mes Chelsea dhe Arsenalit.

Por sipas John Terryt, mbrojtësit te Chelsea, Jose Mourinho nuk e ka dëshiruar këtë luftë me Wenger, duke hedhur fajin te ky i fundit.

“Jose dëshironte çdo gjë ta bënte të qartë. Atij nuk i pëlqenin këto lojëra fjalësh”, ka deklaruar Terry, duke shtuar se portugezi nuk do të merrej me francezin, nëse ky i fundit do të ndalonte së foluri.

Terry do të luaj kundër Mourinho në FA Cup, në përballjen Chelsea – Manchester United.