Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Terror në Euro 2024, tifozi bie nga tribuna- dërgohet me urgjencë në spital

NULL NULL
22.06.2024 14:21
Tifozëria në Kampionatin Evropian 2024
Tifozëria në Kampionatin Evropian 2024

Një tifoz polak u dërgua me urgjencë në spital pasi u rrëzua nga tribuna gjatë humbjes 3-1 të vendit të tij ndaj Austrisë.

Incidenti tronditës ka ndodhur në stadiumin ‘Olimpik’ në Berlin pasditen e së premtes.

Sipas Yahoo, burri “ra tre metra në një kanal midis tribunës dhe fushës së brendshme”.

Mësohet se ai ishte për pak kohë pa ndjenja, përpara se mjekët ta çonin në spital, transmeton Klankosova.tv.

Natyra e plagëve të tij nuk është bërë e ditur po ashtu as gjendja e tij.

Shkaku i rënies mbetet i paqartë, por policia e Berlinit ka eliminuar tashmë “përfshirjen e palëve të treta”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.