Termokos vazhdon kyçjet, për sezonin e ri synon furnizimin e 30 mijë konsumatorëve NULL NULL 22.04.2023 14:02 22.04.2023 14:02 Ngrohtorja e qytetit në Prishtinë është duke vazhduar me projektin e zgjerimit të rrjetit. Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Fisnik Osmani, ka thënë se deri më tani kanë futur në sistem 500 mijë metra katrorë. Ai në emisionin e ekonomisë Portofol, në Klan Kosova FM ka treguar se për sezonin e ri pritet të kenë numër më të madh të konsumatorëve. “Nga 17,500 tani bazën e konsumatorëve aktivë e kemi 21,000, të cilët i faturon ngrohtorja. Mund të themi që me këtë po i japim Prishtinë një epitet tjetër, ‘Prishtina e gjelbër’, është shprehur Osmani. Osmani ka theksuar se me sezonin e ri që nis më 15 tetor, besojnë se numri i atyre që i furnizojnë me ngrohje do të shkojë në 30,000. Projektet e Termokosit, ka theksuar ai, se janë duke vazhduar dhe se janë duke i analizuar mbi 10 lagje se ku do ta shtrijnë rrjetin e tyre. Kjo praktikë do të bëjë që edhe energjia elektrike të kursehet më shumë, ku vetëm Prishtina besohet se harxhon 30 përqind të totalit të energjisë vendore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Pas vendimit të Kushtetueses për ligjin për çmimet tavan, caktohet marzhë tregtare për naftën 4 days