Termokos: Gypi në lagjen “Dardania” nuk është prishur nga ne NULL NULL 17.08.2019 15:53 17.08.2019 15:53 NP “Termokos” SH.A ka reaguar pas deklaratës së Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për gypin e prishur në një pjesë të lagjes “Dardania” në kryeqytet, ose më saktësisht afër objektit të “Termokos”. Nga kjo kompani thonë se këto dëmet e përmendur nga KRUP nuk janë shkaktuar nga ata, duke shtuar se nuk ka qenë duke u kryer asnjë punim nga Termokosi në atë pjesë. “Në fakt, në pozicionin ku ka ndodhur sot shpërthimi i gypit të ujësjellësit nuk kanë qenë duke u zhvilluar kurrfarë punimesh as nga punëtorët e ndërmarrjes sonë e as nga ndonjë kompani, që kryen punime për ne”. “Ndërkaq, shpërthimi i gypit të ujësjellësit, të premten pasdite në një pozicion tjetër në afërsi të shkollës “Dardania”, që është shkaktuar nga kompania e kontraktuar nga Komisioni Evropian për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, është sanuar një ditë më parë”, thonë nga Termokos. Ata më tej shtojnë se do të kërkojnë më shumë përgjegjësi nga kontraktorët, që punojnë në projektet e tyre në mënyrë që të mos iu shkaktohen dëme në infrastrukturën nëntokësore kompanive tjera, me të cilat thonë se ndërmarrja e tyre ka bashkëpunim të shkëlqyer. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 21 minuta më parë