Tërmkolli: Problemi kryesor është Kadri Veseli - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tërmkolli: Problemi kryesor është Kadri Veseli

NULL NULL
15/10/2015

Deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës është shprehur se hedhja e gazit lotsjellës në seancën e sotme ishte edhe më i rëndë se herën e kaluar.

Madje ajo ka fajësuar edhe Kadri Veselin për këtë situatë.

“Nuk është problëmi i opozitës, problemi kryesor është Kadri Veseli”

Sipas saj, Veseli ka pas për obligim që të sigurojë mbarëvajtjen normale të seancës së sotme.

“Ai ka thënë se do të marrim masa dhe kemi parë cfarë masa ka marrë”

“Është hipokrizi, fjalë hipokrizie pasi nuk kishte asnjë veprim konkret. Si ka mundësi që me të gjitha këto masa me u fut sërish gazi lotjsellës”

Tërmkolli është shprehur se vazhdimi i seancës së sotme shihet se është i pamundur  e madje sipas saj edhe seancat plenare të Kuvendit në të ardhmen do të jenë një problem serioz.