Tërmeti në Turqi: Përpjekjet për shpëtimin e njerëzve drejt fundit, 36 të vdekur (VIDEO) NULL NULL 26.01.2020 17:34 26.01.2020 17:34 Përpjekjet për të gjetur të mbijetuar e tërmetit të fuqishëm që goditi zonën lindore të Turqisë po shkojnë drejt përfundimit, përderisa numri i personave të vdekur ka arritur të paktën në 36. Rreth 45 persona janë tërhequr të gjallë nga rrënojat deri më tani. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha se operacioni i kërkim-shpëtimit kishte përfunduar kryesisht, por ekipet kishin lokalizuar gjashtë persona ende të bllokuar nën rrënoja. “Kanë kaluar rreth 36 orë nga tërmeti, por ne jemi akoma në orët ku mund të shpresojmë” tha ai një konference shtypi të dielën. Tërmeti me 6.8 shkallë të Rihterit tronditi krahinën Elazig të Turqisë mbrëmjen e së premtes, duke shkaktuar shembjen e ndërtesave. Më shumë se 1.600 njerëz u plagosën në tërmet, ndërsa 104 gjenden akoma në spital. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 6 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit 8 minuta më parë