Tërmeti në Turqi dhe Siri, Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tërmeti në Turqi dhe Siri, Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë

NULL NULL
07.02.2023 16:41

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën ditë zie në Kosovës për t’u solidarizuar me viktimat e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Numri i viktimave të këtij tërmeti tashmë ka kaluar shifrën pesëmijë, njofton Klan Kosova.

Osmani ka thënë se përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje.

“Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”.

klankosova.tv