Tërmeti në Turqi, ambasada publikon numrat emergjentë për qytetarët e Kosovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tërmeti në Turqi, ambasada publikon numrat emergjentë për qytetarët e Kosovës

NULL NULL
06.02.2023 09:13

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Turqinë orët e para të së hënës.

Tërmeti i shkallës 7.9 ballë ka prekur edhe Sirinë.

Si pasojë deri më tani raportohet se kanë vdekur mbi 500 persona në dyja vendet.

Me këtë rast Ambasada e Kosovës në Ankara ka publikuar numrat emergjentë për qytetarët tanë.

“Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, luten qytetarët tanë të kontaktojnë në numrat emergjentë:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv