Tërmeti në Shqipëri, nxënësit nga gjimnazi i Mitrovicës ndodheshin në ekskursion NULL NULL 22.09.2019 11:43 22.09.2019 11:43 Të shtunën gjatë ditës, Tirana dhe Durrësi janë goditur nga disa tërmete të fuqishme ku si pasojë kanë mbetur të lënduar mbi 50 persona. Gjatë kohës kur ndodhën goditjet e para, nxënësit nga gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë ishin duke i vizituar këto dy qytete. Klan Kosova ka kontaktuar me drejtoreshën e kësaj shkolle, Zybejde Gogoli , e cila ka njoftuar se fëmijët janë kthyer në shtëpi shëndosh e mirë. “Po, kemi qenë në një ekskursion dhe jemi kthyer. Fëmijët janë të gjithë shëndosh e mirë. Dridhjet e fuqishme janë dëgjuar dy herë – të parat kanë qenë rreth orës 16:00, pasi kemi ngrënë drekë. Kemi qenë në Tiranë dhe pastaj jemi kthyer në hotelin ku kemi qenë duke qëndruar në Durrës”. “Në ekskursion kemi qëndruar katër ditë. Ne kemi pasur në plan të qëndrojmë edhe një ditë, por për shkak të tërmetit jemi kthyer në Kosovë”. “Fatmirësisht askush nuk është lënduar – as objekti nuk ka qenë i dëmtuar, por fëmijët pak kanë qenë në panik”. “Dridhjet e para kanë qenë më të fuqishme dhe pastaj ka ndodhur dridhja e tretë – ka qenë shumë më e vogël. Menjëherë ne kemi filluar që t’i sistemojmë fëmijët nëpër autobusë për t’u kthyer në Kosovë. Autobusi i fundit është nisur rreth orës 2:00 të mëngjesit”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë