Tërmeti e përmbytjet godasin Indonezinë – pesë të vdekur NULL NULL 26.02.2020 17:06 26.02.2020 17:06 Pesë njerëz kanë vdekur dhe mijëra janë detyruar të braktisin shtëpitë pas përmbytjeve në Indonezi ndërsa një tërmet ka tundur sot vendin. Balta ka rrethuar pallatin presidencial, spitalin kryesor dhe zona të tëra të banuara në Xhakarta. Shirat e rënda erdhën vetëm disa javë pasi 70 banorë të qytetit gjigand nën nivelin e detit vdiqën në disa nga përmbytjet më të rënda të vendit. Sot një tërmet me magnitudë 5.9 tronditi lindjen e vendit duke u ndjerë deri në Australi. Dy adoleshentë ishin mes pesë viktimave që u mbytën ose u vranë nga rryma elektrike, tha agjencia vendose e emergjencave. Rreth 20,000 po qëndrojnë në strehat e emergjencës./TCH *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Meksikë: U dyshua për rrëmbimin dhe vrasjen e një 8-vjeçareje, turma vret brutalisht gruan (FOTO) 3 minuta më parë
Kosova Lajçaku përfundon detyrën si emisar për dialogun, nga shtatori me post të ri 15 minuta më parë