Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tërmet në Turqi, epiqendra në Adana

NULL NULL
24.06.2025 07:50
Tërmet, foto ilustruese
Tërmet, foto ilustruese

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sot në orën 07:09 në rrethin Saimbeyli të Adanas ndodhi një tërmet me magnitudë 4.5.

Thellësia e tërmetit u mat 6.96 kilometra, raporton media turke Sabah, transmeton Klankosova.tv.

Tërmeti u ndje lehtë në zonë dhe deri tani nuk ka raporte për dëme apo incidente të tjera negative.

Banorët u tronditën, por situata mbetet nën kontroll.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.