Tërmet në Maqedoninë e Veriut NULL NULL 29.06.2025 13:24 29.06.2025 13:24 Një tërmet është ndjerë sot në mëngjes në Vallandovë dhe rrethinë me fuqi prej 3,3 ballë sipas Magnitudës Lokale të Rihterit, njoftoi Opservatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup. Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në mbarë territorin e shtetit, të mirëmbajtura nga Opservatori Sizmologjik, e regjistroi tërmetin sot në mëngjes në orën 5:45 minuta epiqendra e të cilit rrjedh nga rajoni epiqendror Vallandovë, 120 kilometra në juglindje të Shkupit. Sipas të dhënave me të cilat disponon Opservatori, tërmeti është ndjerë në Vallandovë dhe rrethinë me intensitet prej IV ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Tragjedia në Koçan: Tre nga të lënduarit ende në trajtim jashtë Maqedonisë së Veriut 26 minuta më parë
Kosova Temperaturat javën e ardhshme deri në 37 gradë, apelohet për kujdes për fëmijë e të moshuar 41 minuta më parë