Tërmet në Maqedoni të Veriut NULL NULL 25.06.2025 11:48 25.06.2025 11:48 Një tërmet me magnitudë sipas shkallës së Rihterit prej ML 2.4 ballë u regjistrua në orën 3 e 59 minuta të mëngjesit me epiqendër në Peshtani-Ohër-Strugë, rreth 115 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Observatori sizmologjik në Fakultetin e Shkencave natyrore- matematikore në Shkup kumtoi se, sipas të dhënave të deritashme, tërmeti u ndje në Ohër dhe zonën përreth me një intensitet prej III ballë sipas Shkallës evropiane makroseizmike, raporton Alsat M, transmeton Klankosova.tv. Nuk ka informacione për dëme materiale nga ky tërmet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komunat po rrënohen financiarisht kurse Qeveria po hesht para krizës së kontratës kolektive 49 sekonda më parë
Kosova Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez 19 minuta më parë