Tërmet i fuqishëm në Japoni - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tërmet i fuqishëm në Japoni

NULL NULL
30/05/2015

Një tërmet i fuqishëm nënujor ka goditur sot jugun e Japonisë.

Studiuesit gjeologjik janë shprehur se tërmeti 7.8 magnitudë u përqendrua 874km larg kryeqytetit japonez, transmeton Klan Kosova.

Sipas agjensisë së lajmeve AFP, ndërtesat e larta të kryeqytetit japonez janë lëkundur për rreth një minutë.

Nuk është bërë asnjë paralajmrim për ndonjë cunami të mundshëm, dhe ende nuk ka raportime për dëmet që mund të jenë shkaktuar.