Tërmet 4.8 ballësh në Bali të Indonezisë, tre të vdekur

Tërmet 4.8 ballësh në Bali të Indonezisë, tre të vdekur

NULL NULL
2 months më parë

Një tërmet me magnitudë 4.8 shkallë të Rihterit ka goditur ishullin Bali të Indonezisë sot në mëngjes, duke vrarë të paktën tre persona, një prej tyre vajzë tre vjeçare.

Një rrëshqitje toke e shkaktuar nga tërmeti vrau dy nga viktimat. E treta viktimë, një vajzë trevjeçare, u vra nga rënia e mbeturinave.

Tërmeti preku rrethet Karangasem dhe Bangli në anën lindore të ishullit turistik, ndërsa kërkimi ka përfunduar, raporton NDTV, transmeton Klankosova.tv.

“Të gjithë të prekurit nga tërmeti janë evakuuar ndërsa të dhënat për dëmet janë ende duke u mbledhur nga agjencia e zbutjes së fatkeqësive në Bali”, tha një zyrtar i kërkimi-shpëtimit.

Shërbimet e shpëtimit evakuuan njerëzit përtej një liqeni pasi rruga drejt komunitetit të goditur ishte ndërprerë nga rrëshqitja e dheut.

Bali u rihap për turistët ndërkombëtarë të enjten pas 18 muajsh kufizimesh pandemike, por vizitorët pritet të fillojnë frekuentimin vetëm në fund të këtij muaji.