Tërhiqet nga kandidatura një tjetër i përzgjedhur i Trump-it NULL NULL 27/02/2017 27/02/2017 Philip Bilden, kandidati i presidentit amerikan Donald Trump për postin e Sekretarit të Flotës Amerikane, është tërhequr nga kandidatura. Muajin e kaluar, Trump zgjodhi Philip Bilden, për të drejtuar marinën amerikane, transmeton Klan Kosova. “Ky ishte një vendim personal i nxitur nga shqetësimet e privatësisë dhe sfida të rëndësishme me të cilat ai përballej në ndarjen e tij nga interesat e tij të biznesit. Edhe pse jam dëshpërurar, e kuptoj dhe e respektoj vendimin e tij. E di se do të vazhdojë t’i shërbejë kombit tonë në mënyra të tjera. Teksa presidenti realizon vizionin e tij për ndërtimin e ushtrisë sonë, unë presidentit Trump do t’ia rekomandoj një lider i cili do ta administrojë Flotën dhe Forcat Detare”, ka thënë Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis.
Kosova Sofra e Drenicës me bashkatdhetarë, Nura: Të bashkuar si në kohërat e vështira (FOTO) 8 minuta më parë
Kosova ‘’Lërini fëmijët të qetë!’’ – avokati del me sqarim juridik rreth Udhëzimit Administrativ mbi bartjen e mbulesës 16 minuta më parë
Ndërkombëtar 20 yje fëmijë, pamja e të cilëve si të rritur na mahniti plotësisht (FOTO) 28 minuta më parë