Lajmet e fundit

Kandidati i propozuar për president, Bekim Sejdiu, u tërhoq nga gara, por jo edhe subjektet që e kishin ujdinë nga synimi për emër të përbashkët.
Në Vetëvendosje thonë se do mundohen për të gjetur zgjidhje, raporton Klan Kosova.
Rikthimi i diskutimeve mes subjektit të Albin Kurtit dhe Lidhjes Demokratike për pozitën e shefit të shtetit nuk përjashtohet, veçse njëherë s'ka kurrfarë nisme.
Në partinë e Lumir Abdixhikut, thonë se do të kontribuojnë në dialog për zgjidhje institucionale, por si dalje nga ky ngërç nuk është folur emri i Anton Qunit, si kandidaturë e mundshme.
Qunin jo, por as dy emrat tjerë në listën e propozimeve të LDK-së, nuk i dinë ligjvënësit e zgjedhur.
Në bisedime me Kurtin nuk e kanë ndërmend të shkojnë nga Partia Demokratike. Madje këta nuk e shohin të ligjshme as qeverinë e zgjedhur, për çka dërguan lëndë në kushtetuese.
PDK ka dërguar në gjykatë edhe konstituimin e Kuvendit që u bë pa nënkryetarin e tyre, e pas afateve të caktuara.
Ndiqeni kronikën e plotë: