Ter Stegen: Goli i tretë, i pamerituar - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ter Stegen: Goli i tretë, i pamerituar

NULL NULL
07.05.2015 13:11
Gardiani i katalanëve e sheh si magjike por të padrejtë fitoren e thellë.

Dy golat e Leo Messit dhe një i Neymar në 15 minutat e fundit të ndeshjes, i dhanë Barcelonës fitoren e madhe në gjysmëfinalen e parë në “Camp Nou”.

Megjithë fitoren e thellë, gardiani i Barcelonës, Ter Stegen e pranoi që ndeshja ishte e vështirë.

“Nuk ishte aspak lehtë siç mund të parathotë rezultati”.

“Pas golit të parë ne vazhduam të sulmojmë dhe shënuam prapë. Por, goli i tretë ishte gati-gati i padrejtë, i dhimbshëm për Bayern e fantastik për ne”.

Ter Stegen nuk harroi t’i thurë lavde bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi, që ishte njeriu i ndeshjes.

“Messi është më i miri i botës. Është privilegj ta kesh në skuadër”.

 

lajme të ngjashme