Ter Stegen barazon rekordin e Claudio Bravos për porta të pastërta NULL NULL nga Endrit Zogaj 24.04.2023 11:40 nga Endrit Zogaj 24.04.2023 11:40 Marc Andre ter Stegen dhe mbrojtja e Barcelonës janë në formën më të mirë në top 5 ligat evropianve. Skuadra blaugrane ka pranuar vetëm nëntë gola në 30 xhiro në La Liga Santander dhe janë lider në elitën e futbollit spanjoll me 76 pikë, 11 më shumë se ndjekësi më i afërt Real Madrid. Gardiani i portës së Barçës nuk është mposhtur në 23 ndeshje në ligën spanjolle. Me këtë rast Ter Stegen barazoi rekordin e Claudio Bravos i cili një gjë të tillë e kishte arritur në edicionin 2014/15 me Barcelonen. Megjithatë, gjermani rekordin mund ta thyej në mesjavë në ballafaqimin e Barcelonës ndaj Rayo Vallecanos. Ndërsa, deri në fund të kampionatit spanjoll kanë mbetur edhe tetë ndeshje për të luajtur.