Teodosije porosit serbët, mos ikni nga Kosova (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Teodosije porosit serbët, mos ikni nga Kosova (VIDEO)

NULL NULL
09/08/2015
Teodosije: Osojani është shembull i rikthimit të serbëve dhe duhet ruajtur tokën që e kemi trashëgim nga stërgjyshërit tanë, dhe për asnjë arsye nuk duhet dhënë apo shitur atë, por duhet sakrifikuar për këtë tokë.

14 vjet më parë, nisi kthimi i serbëve në Kosovë.

Ata që ikën pas luftës, e u rikthyen më pas në shtëpitë e veta, nuk e lënë pa e shënuar këtë ditë.

Të dielën, në Osojan të Istogut, serbët e kthyer në Kosovë e mbajtën edhe një meshë, nën udhëheqjen e peshkopit Teodosije Shibaliq në kishën e Shën Arhangel Gavrilës.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zyrtarë nga qeveria e Kosovës e ajo e Serbisë, si Branimir Stojanoviq, Dusan Kozarev, Dalibor Jevtiq etj, transmeton Klan Kosova.

Serbët në këtë ngjarje, folën për siç thanë, vuajtjet që kanë në Kosovë.

Por, udhëheqësi i kishës se Rashkës dhe Prizrenit, peshkopi Teodosije u bëri thirrje atyre që mos ta lëshojnë më Kosovën.

“Osojani është shembull i rikthimit të serbëve dhe duhet ruajtur tokën që e kemi trashëgim nga stërgjyshërit tanë, dhe për asnjë arsye nuk duhet dhënë apo shitur atë, por duhet sakrifikuar për këtë tokë”, tha Teodosije.