Tensionet Iran-Izrael, anulohen disa fluturime NULL NULL 13.06.2025 09:38 13.06.2025 09:38 Foto ilustruese Disa nga transportuesit ajror më të mëdhenj ndërkombëtarë, përfshirë Emirates, Etihad, Qatar Airways, Air India dhe Luftanasa, kanë anuluar, pezulluar dhe riorientuar fluturimet pas sulmit të Izraelit të premten në mëngjes ndaj Iranit. Etihad, transportuesi kombëtar i Emirateve të Bashkuara Arabe, anuloi fluturimet për në dhe nga Tel Avivi, ndërsa Emirates anuloi fluturimet për në dhe nga Iraku, Jordania, Libani dhe Irani. Qatar Airways ka pezulluar përkohësisht fluturimet për në Iran dhe Irak. Air India tha se disa fluturime ishin devijuar ose kthyer mbrapsht, dhe Luftanasa për momentin ka pezulluar fluturimet për në Iran. Transporti kryesor i Sirisë, Syrian Airlines, njoftoi të premten se ka pezulluar fluturimet për në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite pasi hapësira ajrore e Irakut dhe Jordanisë u mbyll. Siria nuk ka njoftuar një mbyllje të plotë të hapësirës së saj ajrore. Syrian Airlines tha se po “monitoron nga afër situatën”. Irani gjithashtu deklaroi hapësirën e tij ajrore të mbyllur dhe aeroporti Ben Gurion i Tel Avivit u mbyll deri në njoftim të mëtejshëm. El Al dhe Israir të Izraelit më parë evakuuan aeroplanët nga Tel Avivi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.