Lajmet e fundit

Është ndërprerë përballja finale e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit.
Takimi u ndërpre pas hedhjes së mjeteve piroteknike në parket nga tifo-grupi i klubit prizrenas, “Arpagjikt”, transmeton Klankosova.tv.
Situata në palestër u përshkallëzua pas një vendimi e gjyqtarit, i cili e ndëshkoi me gabim teknik basketbollistin e Bashkimit, Arian Azemi.
Ky vendim shkaktoi reagimin e ashpër të tifozëve prizrenas, të cilët filluan të hedhin mjete shpërthyese dhe fishekzjarrë në drejtim të fushës.
Për shkaqe sigurie, gjyqtarët e ndërprenë menjëherë ndeshjen dhe dërguan skuadrat në dhomat e zhveshjes.