Lajmet e fundit

Drita ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës, por përballja është shoqëruar me tensione jashtë fushës.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Arb Manaj në minutën e 77-të, duke i siguruar Dritës tri pikët, transmeton klankosova.tv.
Tensione pati edhe në tribuna. Gjatë pjesës së parë, tifozët e Dritës, “Intelektualët”, u futën në stadium, ndërsa tifozët e Vushtrrisë, “Forca”, tentuan të përballeshin me ta. Situata u qetësua pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozë të Vushtrrisë hynë në fushë dhe tentuan t’i sulmonin tifozët gjilanas, por edhe këtë herë ndërhyri policia për të parandaluar përplasjen.
Me këtë humbje, Vushtrria mbetet pa pikë pas tri xhirove, ndërsa Drita arrin fitoren e dytë në kampionat. Ndeshja ndaj Prishtinës ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Dritës në garat evropiane.