Tenderi i dyshimtë: Durmishi intervistohet për 32-milionëshin (VIDEO) NULL NULL 22.04.2025 20:22 22.04.2025 20:22 Më 18 prill, zëvendësministri në dorëheqje i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, u nis për në Prokurori Speciale, por përfundoi në Departamentin e Hetimeve të policisë. Këtu, Durmishi u intervistua si i dyshuar lidhur me kallëzimin penal për korrupsion që kompania “Sallahu Sh.p.k” e bëri ndaj tij e disa zyrtarëve tjerë, në lidhje me projektin e 32 milionë eurove për zgjerimin e rrugës Nacionale Prishtinë – Pejë, segmenti Kijevë – Dollc. Pas deklarimeve e marrjes në pyetje, që zgjatën rreth 1 orë, Durmishi teksa foli për Kiks Kosova, e quajti procesin tendencioz të bazuar në thashetheme. Ndiqeni më poshtë kronikën: