Temperaturat deri në 40 gradë në Shqipëri NULL NULL 03.07.2022 08:55 03.07.2022 08:55 Shqipëria mbetet nën dominimin e temperaturave të larta edhe këtë të diel. Sipas MeteoAlb, kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites, kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore por nuk priten reshje. Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.