Temperatura deri në -13 gradë Celsius në pesë ditët në vazhdim - Klan Kosova

Temperatura deri në -13 gradë Celsius në pesë ditët në vazhdim

NULL NULL
4 months më parë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim do të ketë temperatura deri në -13 gradë Celsius.

Bëhet e ditur se sonte do të fillojnë reshjet e borës, për të vazhduar edhe nesër në disa zona.

“Masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar. Këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore. Reshjet do të fillojnë sonte për të vazhduar edhe nesër në disa zona. Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës”, thuhet në njoftimin e institutit.

IHK-ja gjithashtu u bën thirrje ngasësve që të kenë kujdes, përcjell Klankosova.tv.

“Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente. Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetej prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme”, thuhet në njoftimin e tyre.