Tema e vizave preket në takimin mes ambasadorit kosovar në Holandë dhe këshilltarit të kryeministrit NULL NULL 02.06.2022 12:20 02.06.2022 12:20 Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, është takuar me Këshilltarin për Evropë të kryeministrit të Holandës, Said Fazili. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Doli tha se me Fazilin kanë pasur një takim të frytshëm dhe miqësor, ku ndër të tjera u diskutua edhe për liberalizimin e vizave. “Takim i frytshëm dhe miqësor me Said Fazili, Këshilltar për Evropë i Kryeministrit të Holandës. U diskutua për prioritetet e Kosovës, reformat, arritjet, vizaliberalizimin dhe zgjerimin. Kosova është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Holanda po ofron në shumë fusha”, ka shkruar Doli, njofton Klankosova.tv. Fruitful & friendly meeting with @said_fazili, the Europe Advisor to the Prime Minister of the Netherlands. Discussed about 🇽🇰’s priorities, reforms, achievements, visaliberalization & 🇪🇺 enlargement. 🇽🇰is grateful for the ongoing support the 🇳🇱 is providing in many fields.🇳🇱🇽🇰🇪🇺 pic.twitter.com/vaY6pniAH6 — Dren Doli (@DrenDoli) June 2, 2022 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë