Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Televizionet në Shqipëri zbatojnë ligjin për zgjedhje

NULL NULL
05.05.2015 19:48

Vetëm pak orë pas apelit të bërë paraditen e sotme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mediat në Tiranë i janë përgjigjur kërkesës për të mos transmetuar aktivitetet elektorale të partive politike para datës 22 maj, kohë kur dhe fushata zgjedhore fillon zyrtarisht.

Tre televizionet kryesore informative në vend, Ora News, News24 dhe AbcNews, njoftojnë shikuesit e tyre në të gjithë Shqipërinë, se duke nisur nga sot, datë 5 maj dhe deri më 22 maj kur nis ligjërisht fushata elektorale, nuk do të transmetojnë aktivitetet dhe mesazhet zgjedhore të partive politike.

Në vijim të detyrimit që lind nga Kodi Zgjedhor dhe shqetësimit të kryetares së KQZ, Lefteri Lleshi, për shkeljen që po i bëhet ligjit elektoral, tre televizionet do të pasqyrojnë fushatën zgjedhore brenda afatit 30 ditor të parashikuar në ligj. Duke qenë se këto tre televizione kanë peshën më të madhe të informimit në periudhat zgjedhore, ato u kërkojnë partive politike të shmangin çdo presion dhe të respektojnë detyrimet ligjore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.