Telashet me tenderin: QKUK-ja nga nesër pa roje? (VIDEO) NULL NULL 23.06.2025 20:33 23.06.2025 20:33 Punëtorët e sigurimit të QKUK-së tash e tri ditë nuk janë të uniformuar dhe kanë mbetur pa kontratë pune e pa operatorë ekonomik. E gjithë kjo po ndodhë pasi që OShP në fundin e majit ka marrë vendim që QKUK ta shkëput kontratën me kompaninë e cila e kishte fituar këtë tender përmes procedurës së negociuar në mars të këtij viti. Ky proces ka rrjedhur si shkak i ankesave të operatorëve tjerë ekonomik në OShP dhe rasti tani ka kaluar në gjykatën komerciale pas ankimimit të ish-kompanisë fituese të sigurimit. Për këtë rast nuk ka ende vendim nga gjykata tash e tri javë, anise sipas QKUK-së do të duhej të trajtohej me prioritet dhe brenda pak ditësh. Megjithëkëtë, sindikata e sektorit privat tashmë ka një plan për 280 punëtorët e sigurimit fizik. Vlera e kontratës së negociuar e nënshkruar me kompaninë e sigurimit “Skyfterat”, ka qenë afro 750 mijë euro, teksa vlera e parashikuar ishte 1 milion e 50 mijë euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025