Lajmet e fundit

Në takimin që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do ta zhvillonte me kryetarët e komunave të rajonit të kryeqytetit, u paraqitën vetëm Imri Ahmeti i Lipjanit, si dhe Ramiz Lladrovci i Drenasit.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, në takim nuk erdhën kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ai i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Halil Thaçi i Obiliqit, të dy nga subjekti politik i Vetëvendosjes, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Thaçi në një përgjigje për Klan Kosova, ka deklaruar se në këtë takim nuk mori pjesë, për shkak se, sipas tij, komuna që ai e udhëheq nuk është pjesë e “Pastrimit” që nga 1 qershori.
“Nuk e shohim të arsyeshëm këtë takim”, tha ai.
Ndryshe, sipas njoftimit, takimi do mbahej lidhur me situatën aktuale me pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave. Në fokus të takimit do të jenë sfidat aktuale, koordinimi ndërkomunal dhe mundësitë për bashkëpunim në funksion të përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave.