23:09, 23 Tetor 2019

Në QNR sonte ka pasur telashe.

Teksa procesi i numërimit të katër kutive nga Serbia me afro tre mijë vota, është në fund, vëzhgues nga NISMA janë larguar nga kjo qendër me arsyetimin se ky proces është i jashtëligjshëm, njofton Klan Kosova.

Aty po qëndrojnë vëzhgues të LDK-së, Vetëvendosjes dhe disa serbë.

Vëzhguesit e LDK-së kanë thënë për Klan Kosova se iu është kërkuar të dalin nga qendra e numërimit dhe më pas janë ftuar të vazhdojnë prapë procesin e numërimit të votave.

Vlen të theksohet se vëzhguesit shqiptarë kanë qenë të pajisur me dorëza mirëpo e njëjta gjë nuk ka ndodhur me ata nga Serbia.

Konkurs Pune

Lexo më shumë