Tela-Shema: Kemi interesim të serbëve për kthimin e targave ilegale në RKS (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tela-Shema: Kemi interesim të serbëve për kthimin e targave ilegale në RKS (VIDEO)

NULL NULL
12/08/2022

Jeta Tela-Shema, shefe e kabinetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme deklaroi se ka një interesim prej qytetarëve serbë lidhur me procedurat e kthimit të targave në RKS.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ajo u shpreh se këtë e thotë në bazë të pyetjeve që i marrin prej qytetarëve direkt, që kërkojnë informacione thjesht teknike e procedurale për çështje të caktuara, që të njoftohen më shumë lidhur me procedurat e dy vendimeve të qeverisë.

Tela-Shema po ashtu sqaroi se lidhur me vendimin për targa dhe dokumente ka pasur propagande dhe mesazhe të pavërteta, ku thuhej se do të konfiskohen dokumentet, etj., e që në fakt e vërteta është se bëhet fjalë për një procedurë të thjeshtë ku qytetarit vetëm u jepet një dokumente shtese në pikëkalimet kufitare.

“Ne jemi të përkushtuar ta shfrytëzojmë këtë kohë për të bërë edhe fushatën, edhe planifikimet e nevojshme që të fillojmë me implementim të këtyre dy vendimeve siç është paraparë tani me datën 1 shtator”, sqaroi ajo.